Hipokrizia, ditën bërtasin pro Amerikes dhe SPAK-ut, natën hedhin firmën për ndalimin e arrestit të Berishës

Që SPAK-u është investim amerikan, jashtë influencës së pushtetit apo ndonjë personazhi të fuqishëm, kjo po vërtetohet dita-ditës.

Që SPAK-u sulmohet sa nga pushteti, aq edhe nga grupimi i Sali Berishës, me të njëjtin intesitet dhe për të njëjtat arsye, kjo nuk ka më asnjë dyshim, sepse faktet flasin më shumë se fjalët.

Por dhe që një pjesë e deputetëve të bashkuar formalisht me Berishën deri dje përbetoheshin për mbështetje të drejtësisë, të SPAK-ut dhe të Gjykatës së Posaçme si investime amerikane, mjafton të shohësh deklaratat e tyre të mëparshme dhe e sheh se sa kanë ndryshuar ato nga qëndrimet e sotme.

Se çfarë mund ta shtyjë Gazmend Bardhin dhe deputetët e tjerë që të çojnë në Gjykatën Kushtetuese vendinin për kërkesën e SPAK-ut drejtuar Kuvendit, këtë koha do ta tregojë.

Por Bardhi me shokë do të mbahen mend si kamerdaret e shpëtimit të Berishës në përpjekjet e tij për të dalë nga çorba që vetë ka gatuar.

Në vend që t’i kërkonin llogari për humbjen e zgjedhjeve lokale, vajtën dhe u bashkuan me të në dëm të demokratëve dhe të PD-së.

Në vend që ta lënë vetëm në fatin e tij penal, shndërrohen në kamikazë që sulmojnë SPAK-unë me gjuhë dhe metoda berishiste.

Më poshtë lista e deputetëve të Berishës që kanë firmosur padinë kundër SPAK-ut në Gjykatën Kushtetuese, e cila, sipas akuzave të Berishës, kontrollohet nga Edi Rama.

Duke qenë se lista për disa ditë u mbajt e fshehtë nga Sali Berisha, për t’i mbajtur peng deputetët firmëtar, sot ajo u bë publike në media.

Mes emrave është edhe Gazment Bardhi.

30 DEPUTETËT KUNDËR ARRESTIT TË BERISHËS
1 -Greta Bardeli
2- Kastriot Piroli
3- Lindita Metaliaj
4 -Edmond Spaho
5 -Qani Xhafa
6 -Ludovik Hasani
7 -Flamur Noka
8- Gazmend Bardhi
9- Agron Gjekmarkaj
10- Xhelal Mziu
11- Lefter Gështenja
12 -Saimir Korreshi
13 -Luan Baci
14- Elda Hoti
15 -Zheni Gjergji
16 -Dhurata Çupi
17- Helidon Bushati
18- Ramadan Likaj
19 -Edi Paloka
20 -Albana Vokshi
21- Tritan Shehu
22 -Petrit Doda
23- Sorina Koti
24 -Oerd Bylykbashi
25 -Bujar Leskaj
26- Dashnor Sula
27- Ina Zhupa
28- Kasem Mahmutaj
29- Asllan Dogjani
30 Isuf Çela
Artikulli paraprakMesazh ndaj Ramës dhe Berishës, ambasadori gjerman i shkon në zyrë Altin Dumanit: Mbështetje SPAK, sulmet të papranueshme!
Artikulli tjetërKush dhe pse e vrau Mehmet Shehun? Deklasifikohen dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit