Hipokrizia e Ramës: “Shqipëria do të qëndrojë pranë Kosovës në rast nevoje”/ Rrëzimi i amendamentit të Lulzim Bashës tregoi të kundërtën

I ftuar në emisionin “Context” në ATV LIVE në Kosovë, Kryeministri Edi Rama, është shprehur se “Shqipëria ka qëndruar dhe do t’i qëndrojë pranë Kosovës në çdo rast nevoje dhe nëse gjërat shkojnë në pikën ku në mes nuk është më fjala, por janë armët”.

Në fakt, kjo deklaratë e Edi Ramës, nuk tregon gjë tjetër vetëm se hipokrizinë e tij si Kryeministër dhe si drejtues i mazhorancës socialiste në raport me Kosovën.

Duhet përmendur se vetëm pak kohë më parë, Kuvendi i Shqipërisë rrëzoi me 75 votat e kësaj shumice pikrërisht amendamentin e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, që propozonte një ndihmë prej 50 milionë euro për Kosovën.

Por çfarë argumentonte kreu i PD-së, Lulzim Basha në amendamentin e tij?

“Sulmi terrorist i 24 shtatorit 2023 në Kosovë nuk ishte një incident i izoluar. Përpjekja për të inskenuar tensione permanente në disa vende të rajonit dhe në veçanti infiltrimi i strukturave të armatosura paraushtarake në Kosovë për të orkestruar marrjen me dhunë të një pjese të territorit të një shteti të pavarur, tregojnë qartë për një strategji destabilizimi dhe zhytjen e Ballkanit Perëndimor në kaos dhe minimin e krahut juglindor të NATO-s”, – argumentonte kreu demokrat në draft-amendamentin e tij të depozituar në Kuvend.

Sipas Bashës, “mbrojtja dhe siguria e integritetit territorial, kapaciteteve të sigurisë dhe funksionimit të institucioneve demokratike të Republikës së Kosovës, janë prioritete të sigurisë kombëtare të Republikës së Shqipërisë, që burojnë jo vetëm nga detyrimi kushtetues, por gjithashtu dhe në kuadër të angazhimeve ndërkombëtare për të siguruar, paqe, stabilitet dhe rritje të bashkëpunimit në rajonin tonë drejt së ardhmes dhe vlerave euro-atlantike. Në vijim të frymës së parimeve të parashtruara më lartë, Republika e Shqipërisë duhet të japë një kontribut real aktiv ndaj Republikës së Kosovës në formën e ndihmës financiare për nevoja të mbrotjes dhe sigurisë në vlerën prej së paku 5 miliardë lekë në vit duke filluar nga viti 2024.

Ky kontribut aktiv financiar i Republikës së Shqipërisë për Republikën e Kosovës duhet të ofrohet me qëllimin rritjen e kapaciteteve të saj të sigurisë për të penguar me çdo kusht aktorë të tretë që synojnë të shfrytëzojnë çështjet ndëretnike për të influencuar zhvillimet e brendshme politike, dhe amplifikuar problematikat ekzistuese me qëllim destabilizimin e rajonit dhe përkeqësimin e parametrave të sigurisë”.

Exit mobile version