Nga Edi PALOKA
Hipokrizia është një nga “cilësitë” më tipike të një njeriu të dalë boje si Rama!
Sot ka bere nje status per te kujtuar Dor Kekon… Jam i bindur qe po ta lexonte Dori atje lart ku eshte, do kalonte nje here doren ne mustaqe dhe do nenqeshte me ate ironine e tij dashamirese. Dorin “e vogel” e donin te gjithe dhe i respektonte te gjithe. Nuk dua te dhe nuk me takon mua te komentoj mardhenien e Rames me Dorin kur ishte ende mes nesh.
Por nje fakt te njohur nga te gjithe miqte e Dorit nuk mund te mos e permend.
Pasi Dori u largua nga kjo jete, nje akt ka kryer Rama qe lidhet me te ; largoi nga puna Xhulin, bashkeshorten e Dorit megjithese e dinte shume mire qe rroga e shtetit ishte e vetmja e ardhur qe kishte. Pavarsisht se Dori ka qene gazetar, shkrimtar dhe deputete, ne e dijme te gjithe se ai kurre nuk u ndye me pislliqet e politikes.
E ky, me i qelburi i politikes, merr guximin sot ta kujtoje sepse keshtu eshte mesuar, te perdore te gjalle e te vdekur per te marre prej tyre ate qe nuk e ka vete, vlerat njerezore!