Kreu i Hipotekës, Valdrin Pjetri refuzon të vërë në dispozicion të Kuvendit hartën e zonës ku ndodhet Teatri Kombëtar.
Kryetarja e Komisionit të Edukimit, Mjeteve të Komunikimit dhe Kulturës Albana Vokshi iu drejtua në fillim të seancës dëgjimore kreut t Hipotekës, Valdin Pjetri se Komisioni ka kërkuar hartën e truallit të Teatrit Kombëtar.
“Kemi kërkuar nga ju informacione për çështjen e pronësisë së truallit të tetatrit. Kemi kërkuar edhe hartën e truallit, pork jo nuk është vënë në dispozicion. Nuk e di se në cilën dispozitë është e përcaktuar që ju nuk jepni hartën. Besoj se keni marrë urdhër”, tha Vokshi.
Per te fshehur sesa prone private ka Fusha shpk tek zona e Teatrit, kryerregjistruesi keqinterpreton kushtetuten dhe ligjin e mbrojtjes se te dhenave personale. Vokshi tha se Parlamenti eshte institucion I ngarkuar me Kushtetute per te marre informacion!
Kryetarja e këtij komisioni, Albana Vokshi është detyruar t’i përsërisë disa herë të njëjtën pyetje kryeregjistruesit Pjetri se sa sipërfaqe ka në pronësi Bashkia Tiranë dhe sa ka kompania “Fusha”. “Pse fshihni sa metra katror ka kompania “Fusha”? Sa metra katrorë ka në pronësi Bashkia Tiranë? Jemi këtu për transparecë” tha deputetja Vokshi.
Kryeregjistruesi Pjetri është shprehur se mund të deklarojë vetëm sipërfaqen me pronësi shtet. Ndërkohë Vokshi i ka kërkuar kryeregjistruesit Pjetri të mos bëhet vegël në këtë manipulim. “Po të detyrojnë të ngresh kartonin si këta deputetët këtu”, i është drejtuar ajo numrit 1 të regjistrimit të pronave.
Debati
Vokshi-Pjetrit: Cila prej pikave të kërkuara nuk duhej që ju tju përgjigjeshit?
Pjetri: ZRRP mund të paraqes informacion vetëm për pronat me pronar shtet.
Pjetri: 10 625 metra ju ble familjes Libohova nga Mbetëria Italiane.
Pjetri: Zona kadastrale me pasuri shtet ka gjithsej 4750 pasuri.
Vokshi: Citimet që ju bëni në ligj nuk janë të sakta.
Vokshi: Po bazohemi në një ligj specifik, të dhënat që po kërkojmë janë në bazë të ligjit të votuar më datën 5 korrik.
Vokshi: Nuk mund ti refuzoni komisionit informacionin që kërkon.
Vokshi: Nuk mund të refuzonin informacionin, ashtu si ju kanë mësuar.
Vokshi: me marrëveshje mund të ruani kofidencialitetin.
Vokshi: Kush e pengon zbardhjen e informacionit ?
Pjetri: ZRRP nuk është organ kontrollues, është regjistrues.
Vokshi-Pjetrit: Lexoni pikën B, ju kanë orientuar gabim.
Vokshi: Ligji “Fusha” kërkon që të zbardhet pronësia, kushtetuta detyron transparencë.
Vokshi-Pjetrit: Bëni detyrën, mos u bëni vegël.
Më pas Vokshi e ka pyetur kryeregjsitruesin Valdrin Pjetri, se sa metra katror ka kompania “Fusha” dhe sa sipërfaqe ka bashkia.