Kandidati për bashkinë e Tiranës, Roland Bejko gjatë fjalës së tij në hapjen e fushatës elektorale përzgjedhjet e 14 Majit përcolli edhe një mesazh për Sali Berishën. Ai kërkoi dorëheqjen duke shtuar ai duhet të largohet që të mos i fusë demokratët në rrugën e pashpresë në të cilën ka hyrë vetë.
“Kam një mesazh për Berishën. Hiqni dorë nga sulmet mbi Partinë Demokratike. Hiqni dorë nga pengimi i PD në misionin e saj për të demokratizuar Shqipërinë dhe për ta çuar në Evropë. Sali Berisha hiqi gishtat nga sytë e demokratëve. Lëri demokratët të fitojnë dhe shqiptarët të ndryshojnë dhe të largojnë nga pushteti Ramën dhe Veliajn.
Deklaro dorëheqjen dhe largohu sepse je futur në një rrugë të pashpresë dhe po kërkon të fusësh në këtë rrugë të pashpresë të gjithë opozitën. Të djathtët e Shqipërisë nuk duan të shkojnë tek Ilir Meta.”, tha Bejko.