Hiqni duart nga Kosova/ I erdhi fundi! Stadiumi shpërthen Rama Ik!

I gjithë stadiumi gjatë ndeshjes së futbollit Shqipëri-Francë iu drejtua Edi Ramës me thirrjet, Rama IK!

Thirrjet “Rama ik”, i prishën festën e inaugurimit të stadiumit me kullë, kryeministrit Edi Rama dhe gjithë propagandën që ai kishte përgatitur dhe që do të gëlltiste populli këtë mbrëmje.

Surpriza e hidhur e mijëra tifozëve kundër kryeministrit, nuk është përtypur lehtë nga ky i fundit.

Siç shihet edhe në foto, thirrjet e shqiptarëve e kanë ngrysur totalisht Ramën, i cili mbrëmjen e djeshme e kishte planifikuar si ditë feste për të dhe Rilindjen e tij Urbane.

Në ndeshjen mes Francës dhe Shqipërisë u shfaq edhe një tjetër baner që tërhoqi vëmendjen e mediave.

Në mesin e tifozëve ishte vendosur parulla: Hiqni duart nga Kosova.

Radio Dukagjini në Kosovë raporton se baneri është vendosur nga grupi i tifozëve: Illyrian Elite.

Ata thanë se qëndrimi i tyre vjen pas deklaratave për shkëmbim territori mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas gazetës Express, Illyrian Elite thonë se mesazhi ishte për presidentin kosovar, Hashim Thaçi, kryeministrin shqiptar, Edi Rama, por edhe për presidentin francez, Emmanuel Macron.

sssss

Exit mobile version