Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Enkelejd Alibeaj në fjalën e tij në parlament tha se mazhoranca bën pazare ditën e natën.
Alibeaj iu ka bërë thirrje deputetëve të qeverisë që të heqin imunitetin dhe të votojnë vetingun. Sipas tij, qeveria gënjen kur thotë se po lufton korrupsionin.
Enkelejd Alibeaj: Ju bëni pazar ditën e natën. Edi Rama ka bërë pazar për çështjen McGonigal, për çështjen e vëllait, për çështjen e inceneratorit brenda është ish-zv kryeministri Arben Ahmetaj, Ulsi Manja ka përgjegjësi për dosjen 184. Hiqni imunitetin dhe votoni vetingun, kjo është mënyra sesi luftohet korrupsioni. Nuk është në nivelin tim të them “shpirtlig”, nuk është në edukatën time familjare të them të tilla fjalë.