“Historia do t’i gjykojë”- Mbretëria e Bashkuar pezullon bisedimet për marrëveshjen tregtare me Izraelin, shkak bllokada e ndihmave në Gaza

Mbretëria e Bashkuar ka pezulluar bisedimet tregtare me Izraelit në përgjigje të bllokadës së Gazës dhe krizës humanitare që ka lindur, në një kohë kur dy milionë njerëz vuajnë nga uria, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Sekretari i Jashtëm britanik, David Lamy, njoftoi sot  “ngrirjen” e bisedimeve tregtare midis dy vendeve, duke vënë në dukje se ambasadorja izraelite është thirrur në MB.

Duke iu drejtuar deputetëve, David Lammy tha se “kërcënimi i urisë po i kanoset qindra mijëra civilëve” në Gaza, të cilin ai e quan “të neveritshëm”.

Ai tha se bllokada 11-javore që ndalon ndihmën humanitare që arrin në Gaza është mizore.

“Ata po e izolojnë Izraelin nga miqtë dhe partnerët e tij në mbarë botën, duke minuar interesat e popullit izraelit dhe duke dëmtuar imazhin e shtetit të Izraelit në sytë e botës.”

Lammy tha se Mbretëria e Bashkuar po pezullon negociatat me qeverinë izraelite për një marrëveshje të re të tregtisë së lirë dhe po thërret ambasadoren izraelite në Mbretërinë e Bashkuar, Tzipi Hotovely, në Ministrinë e Jashtme.

Ai tha se ministri i Lindjes së Mesme, Hamish Falconer, do t’i thotë Hotovely-t se “bllokimi 11-javor i ndihmës për Gazën ka qenë mizor”.

“Bota po gjykon. Historia do t’i gjykojë ata”, shton ai.

Duke cituar deklaratat e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu se do të lejonte vetëm sasi minimale ushqimi të arrinin në banorë, Lamy theksoi: “Më pak se dhjetë kamionë hynë në Gaza dje. OKB-ja dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë kanë lëshuar paralajmërime të tmerrshme për rrezikun e urisë që kërcënon qindra mijëra civilë.”

Ministri britanik foli për një situatë të tmerrshme. “Civilët në Gaza po përballen me uri, mungesë strehimi, trauma, dëshpërim për fundin e kësaj lufte, dhe tani ata kanë bombardime të reja, zhvendosje të reja dhe vuajtje të reja”, ndërsa pengjet e mbetura të Hamasit, të cilët kanë qenë larg të dashurve të tyre për gati 600 ditë, janë gjithashtu në rrezik në rritje.

“Bllokada e Gazës është moralisht e gabuar, e pajustifikueshme dhe duhet të ndalet”

David Lamy u bëri thirrje deputetëve të dënojnë pa mëdyshje refuzimin e Izraelit për të siguruar “ushqim për fëmijët e uritur”, duke e quajtur atë moralisht të gabuar dhe veprim të pajustifikueshëm.

“Unë besoj se i gjithë parlamenti duhet ta dënojë pa mëdyshje refuzimin e qeverisë izraelite për t’u siguruar ushqim fëmijëve të uritur. Është gabim. Është e neveritshme”, tha ai.

“Kundërshtimi i zgjerimit të një lufte që ka vrarë mijëra fëmijë nuk është shpërblim për Hamasin. Kundërshtimi i zhvendosjes së 100,000 civilëve nuk është shpërblim për Hamasin. Në këtë anë të parlamentit, ne jemi absolutisht të qartë se ajo që po ndodh është moralisht e gabuar, e pajustifikueshme dhe duhet të ndalet“, tha ai.

Artikulli paraprakPini shumë pak ujë? Ja pasojat e dehidratimit në shëndet tuaj
Artikulli tjetërDiktatura Hoxhiste – Neodiktatura Rama & Berisha