Historia e çobanit edhe rritja e pensioneve në mandatin e katërt!

Nga Irena Shabanaj

Një çoban do të qethte tufën e deleve. Nga mëngjes deri sa u err u sorollat, edhe gjithë ditën qethi vetëm një dele.

Kur u errësua mirë, u kujtua e thirri gruan dhe i thotë: “Oburra o grua, na sill kandilin dhe të qethim tani nja njëqind copë”.

Kështu është edhe kjo rritja e pensioneve në mandatin e katërt- më shkruan një mik në Facebook!

Por në fakt është më keq, se çobanin e gënjente mendja që atë që nuk bëri ditën ta bënte me kandil natën. Ndërsa kryeministri edhe qeveria e tij janë të qartë se çfarë do të bëjnë mandatin e katërt.

Në fakt ajo qe qeveria ka parashikuar në planifikimin 3-vjeçar, pra deri në vitin 2027 është e shkruar e zeza mbi të bardhë:

1) Politika të reja pensionesh nuk do të ketë. Tek ky zë përfshihet vetëm Indeksimi për inflacionin, i cili nuk është rritje e pensioneve as ligjërisht as ekonomikisht! Qeveria ka parashikuar të shpenzojë për indeksimin përkatësisht:

-1.6 miliardë lekë ne vitin 2025,

-1.7 miliardë lekë ne vitin 2026, edhe

-2 miliardë lekë ne vitin 2027.

Elementi i dyte i parashikuar është bonusi ose dhurata e fundvitit, i cili po ashtu nuk konsiderohet rritje, edhe për të janë parashikuar:

-3.61 miliardë lekë ne vitin 2025

-3.75 miliardë lekë ne vitin 2026

-3.8 miliardë lekë ne vitin 2027…

E pra Çobani ynë bërtet “oburra na votoni se do të ngremë pensionet në mandatin e katërt”, në 3 vitet e para ka parashikuar të përmirësojë mirëqenien e votuesve kryesorë të, tij duke shpenzuar vetëm 0.2 % te PBB -së.

E pra sado të rritet ajo e uruar PBB, 0.2% e saj janë thërrime.

Më dhimbsen pensionistët, por më shumë ka filluar të më dhimbset Kryeministri, të cilit dikush duhet t’i thotë: Kur je në gropë mos gërrmo më!

Artikulli paraprakÇfarë tregon rritja e çmimit të arit për një botë të rrezikshme!? The Economist: Efektet e frikës financiare dhe trazirave gjeopolitike
Artikulli tjetërNgjarja tronditëse në shkollën “Fan Noli”/ Orjola Pampuri: Kur siguria është në këto nivele në Tiranë, po në shkollat e rretheve