N/kryetari i PD, Edmond Spaho denoncon rastin nga “Misto Mame” në Tiranë: Historia e familjes që nga harresa e bashkisë, po jeton në mes të ftohtit në barakë me dërrasa.
Kjo eshte familja e Nike Prendit ne nje nga lagjet e Misto Mames ne Kombinat. Shtepia e Nikes eshte goditur rende nga termeti i 21 Shtatorit dhe u be e pabanueshme nga goditja e dyte e termetit te 26 Nëntorit.
Deri me sot askush nga autoritetet shteterore nuk eshte bere i gjalle per hallet e kesaj familje. As çader ku te fusin koken, as ndihma ushqimore apo veshembathje, thjesht i eshte komunikuar qe dosja e tyre eshte percjelle tek emergjencat civile per demshperblim.
Me lot ne sy tregonte nje barake prej derrasash te vjetra ne te cilen tashme do kaloje dimrin e ftohte me familjen e tij. Gjendja ne kete familje eshte e trishtueshme, skamja dhe varferia jane me teprice.
Indiferentizmi e neglizhenca deri ne papergjegjshmeri e shtetit ka bere qe ata te humbin besimin qe organizmat pergjegjese do i mbeshtesin per strehim dhe nevoja te tjera. Le te vleje kjo thirrje si sinjal per drejtuesit e Njesise 6 dhe te Bashkise Tirane qe ti zgjidhin hallin per strehim kesaj familje.