Historia e pathënë e lindjes së Tiffany Trump

“The Independent”

Përpara se të bëhej një bionde seksi, Tiffany Trump ishte vajza e vogël e Donaldit dhe “RadarOnline.com” i ka të gjitha detajet e lindjes së saj. Tiffany e vogël arriti në spitalin e Filadelfias pak pas orës 1 të natës më 13 tetor 1993- sipas burimeve të brendshme, Donaldi u mahnit që Marla Maples arriti të lindë vajzën e tyre pa përdorur asnjë ilaç. Manjati i biznesit – i cili preu edhe kordonin e kërthizës – ndryshoi plotësisht pas lindjes së vajzës.
Donald Trump i tha një miku: “Ky fëmijë më ka bërë të kuptoj jetën. Të isha me Marlën teksa ajo solli në jetë fëmijën tonë ishte një eksperiencë e jashtëzakonshme. Të gjithë kazinotë, hotelet dhe marrëveshjet e mia të mëdha, zbehen në krahasim me atë që ndjeva atë moment”. Drama filloi kur Marla u zgjua me dhembje në vilën Mar-a-Lago të Donaldit ku kishte kaluar javët e fundit të shtatzënisë së saj. Ajo i telefonoi atij menjëherë, atëherë 47 vjeç, teksa ndodhej në apartamentin e New York-ut dhe i tha: “Më duket se po lind. Eja shpejt!”.
Por Donald ende i lodhur nga një ditë e ngarkuar biznesi, foli nëpër dhëmbë: “Mirë, zemër, eja shpejt” dhe e mbylli. Marla i kërkoi agjentit të marrëdhënieve me publikun që të fliste përsëri me Donaldin dhe t’i thoshte që të nisej për në Palm Beach. Manjati i hipi një avioni privat në orën 2 të natës dhe fluturoi në West Palm Beach ku e priste limuzina që do ta çonte në spital. Në orën 6:50 Donaldi ishte bashkë e Marlën, e cila kishte shkuar në spital me të ëmën, Ann Ogletree. Ai qëndroi me të në spital derisa Tiffani lindi gjashtë orë më pas.
Disa miq të ngushtë nxituan t’i jepnin Marlës të gjithë mbështetjen. Terapistja, Aiko Aiyana i fërkonte Marlës këmbët për ta ndihmuar të qetësohej pasi u rritën dhembjet e lindjes. Donald përjetoi edhe lindjen e tri fëmijëve të tij të tjerë teksa ishte i martuar me ish-gruan Ivana. Por kishin kaluar 10 vite që pasi kishte lindur fëmija i tyre i fundit. Kur u bë sërish baba, atij iu duk sikur e përjetoi eksperiencën për herë të parë.
“Ndonjëherë, dhembjet e lindjes së Marlës ishin aq të forta sa ajo harkonte mesin dhe i shtrëngonte grushtet aq fort sa i zbardhej lëkura”, sipas një prej burimeve të brendshme prezentë atë ditë. Deri në mesditë, obstreti i saj, Dr. Jay Trabin filloi të dëbonte të gjithë, përveç Donald Trumpit dhe u kërkonte njerëzve, përfshirë edhe nënës së saj dhe Aikos që të prisnin jashtë dhomës së lindjes.
“Marla ishte shumë e fortë”, i tha Donaldi një miku të tij. “Një moment ishte duke buzëqeshur dhe e shtrëngonte dorën. Momentin tjetër dridhej e tëra nga dhembjet e tmerrshme të lindjes”. Donaldi tha se e ndjeu veten të padobishëm dhe iu lut Marlës që të lejonte doktorin t’i jepte diçka për të lehtësuar dhembjet.
Ajo tha: “Dua që fëmija jonë të lindë në mënyrë natyrale. Dhembja është e tmerrshme, por edhe e bukur sepse po sjell në jetë fëmijën tonë”. Donaldi tha se teksa Marla qetësohej ndërmjet spazmave të dhembjeve, ai e puthte dhe i fërkonte ballin. “Dukej aq engjëllore dhe e shkëlqyeshme. Ndjeva një ndjenjë të thellë admirimi dhe respekti për gruan që dashuroja”.
Në orën 12:47 pasdite, koka e fëmijës doli. Donaldi i jepte zemër Marlës duke i thënë: “Edhe pak, e dashur! Pothuajse ka lindur. Shtyj edhe pak!”, tri minuta më pas, Triffany erdhi në jetë. Dr. Trabin vendosi bebin në stomakun e Marlës dhe i dha gërshërët Donaldit duke i thënë: “Tani duhet të presësh kordonin. Është një moment magjik. Nuk ke për ta harruar kurrë”.
Trumpi për momentin hezitoi: “Nuk e di si…”. Dr. Trabin këmbënguli duke thënë: “Vazhdo, nuk ke për ta lënduar as Marlën, as bebin”. Me një prerje të shpejtë, Donaldi ndërpreu lidhjen ndërmje nënës dhe vajzës së saj. Ai buzëqeshi ëmbël dhe i hodhi sytë nga vajza e tij teksa Marla, me një zë të dashur i tha vajzës: “Mirë se erdhe në botë, Tiffany”.
Foshja lindi e shëndetshme me peshë dhe gjatësi brenda normales. Tiffany lindi me flokë ngjyrë kafe të lehtë, njëlloj si babai i saj. Marla e mori veten shumë shpejt dhe qëndronte e ulur në krevat me Tiffany-n në krahë teksa miqtë mblidheshin përreth saj për ta admiruar. Dhoma e spitalit u mbush me buqeta lulesh dhe me dhurata të panumërta nga miq dhe të afërm që gëzoheshin për ardhjen në jetë në vajzës së tyre.
Një nga buqetat vinte nga Presidenti Bill Clinton dhe Zonja e Parë Hillary, e cila tani është rivalja më e madhe e Donald Trumpit. Në ato momente të para të mbushur me gëzim, Donald i tha miqve: Tiffany është kombinimi më i mirë mes meje dhe Marlës- ajo ka këmbët dhe buzët e bukura të Marlës. Tiffany jonë e vogël është perfekte. Është shumë e bukur. Pas 24 orësh në spitalin e Filandelfias, Marla mori foshnjen e saj të porsalindur dhe e çoi në Mar-a-Lago ku e priste një dhomë e re shumë e bukur për t’u rritur.
Donald kishte shpenzuar dhjetëra mijëra dollarë për dhomën dhe rrobat e vajzës së tij të porsalindur dhe tha se do ta donte Tiffany-n gjatë gjithë jetës dhe se do të sigurohej që ajo të jetonte një jetë të mrekullueshme, të mbushur me lumturi. Tani, Tiffany është 22 vjet dhe është diplomuar në institutin Ivy League. Ajo ka publikuar një hit muzikor dhe majde ka mbajtur fjalim në Konventën Kombëtare Republikane për të shfaqur mbështetjen e saj të pakushtëzuar për babain që synon të jetë Presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara.

Tiffany ka fjalë të mira për babanë e saj
Kur Greta van Susteren kishte bërë një emision special një orësh rreth familjes Trump në “Fox News” këtë verë, me titullin “Meet the Trumps”, ku përfshinte intervistën sy më sy me Melanian, Ivankan dhe dy djemtë e tij të rritur, referenca e vetme rreth mungesës së motrës së tyre nga babai, ishte “Ekziston edhe Tiffany Trump, e cila nuk do që të jetë në qendër të vëmendjes”.
Gazetat që merren me thashetheme e kanë emërtuar atë Jan Brady i familjes Trump.
Tiffany, sipas nënës së saj, është ndier e lënduar nga mediat dhe nga përshkrimi që i është bërë, si pjesëtarja e harruar e familjes Trump dhe se është e gatshme që t’i ndihmojë kampanjës së babait të saj, derisa kampanja është duke hyrë në gjashtë javët e fundit.
“Ajo do të donte ta njihte më mirë babanë e saj dhe të kalonte kohë me të, sikur bëjnë fëmijët e tjerë të tij: duke shkuar në zyrën e tij dhe duke e parë gjatë punës”, tha e ëma e saj gjatë një interviste. Zonja Maples e ka rritur Tiffany-n si prind i vetëm, në Los Anxheles dhe tani jeton rreth një milje larg vajzës së saj të vetme, në Menhetën.
Tiffany duket se është e vendosur që t’i ndihmojë t’et dhe, sikur motra e saj nga babai, Ivanka, Tiffany ka fjalë të mira për babanë e saj dhe pasqyron imazhin e tij të idealizuar.

Përgatiti:
KLARITA BAJRAJTARI

Artikulli paraprakDeklaratat e Trump 11 vite më parë dhe rrëfimet për Billin
Artikulli tjetërLoja e rrezikshme e Theresa May me emigrantët