Historia e turpshme e treguar nga CNN

Dokumentet e klasifikuara që iu paraqitën javën e kaluar Presidentit Obama dhe Presidentit të zgjedhur Trump, përfshijnë akuzat se rusët kanë kompromentuar të dhëna financiare dhe personale në lidhje me Presidentin Trump, sipas mediave amerikane.
Akuzat u prezantuan në një përmbledhje me dy faqe që është shtuar në një raport mbi ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e vitit 2016″, raporton CNN.
Pra, bëhet fjalë për një ‘shtesë’ të raportit të mëparshëm për ndërhyrjen e hakerave rusë në zgjedhjet presidenciale amerikane.
Akuzat erdhën, pjesërisht, nga shkresat e hartuara nga një ish-agjent i inteligjencës britanike, nga puna e kaluar e të cilit zyrtarët e zbulimit amerikan e konsiderojnë të besueshëm.
FBI po heton besueshmërinë dhe saktësinë e këtyre akuzave, të cilat bazohen kryesisht në informatat nga burime ruse”, shkruan CNN.
Sipas të njëjtit raport, ka patur komunikime sekrete ndërmjet stafit të fushatës elektorale të Presidentit Trump dhe Moskës.
Ndërkohë flitet edhe për informacione që disponojnë rusët mbi jetën private të Trump, që do të ishin të sikletshshme nëse bëheshin publike.
Presidenti Trump e ka konsideruar këtë si një lajm të rremë, madje si një ‘gjueti shtrigash’ për qëllime politike”, raporton BBC.
Ai ka hedhur poshtë akuzat e pabaza se, rusët kanë në dorë materiale kompromentuese rreth tij.
Për t’i dhënë rëndësi raportit mbi hakerimin rus në fushatën presidenciale, dolën bashkarisht 4 drejtorët e shërbimeve më të mëdha të inteligjencës në SHBA: ai i Inteligjencës Kombëtare, i FBI-së, CIA-s dhe NSA-së.
Të gjithë drejtorë të emëruar nga Presidenti Obama dhe që pritet të lënë detyrat pas 10 ditësh.
Duket se në Uashington nuk ka qetësi pas zgjedhjes-surprizë të Presidentit Trump, megjithëse Obama kishte premtuar ‘një kalim të butë të pushtetit’.

Artikulli paraprakDenzel Washington i mbyll gojën Meryl Streep dhe elitës së Hollivudit
Artikulli tjetërGagliardini: Synoj Champions Ligën