Historiania Nevila Nika, kandidate e Koalicionit Euroatlantik për Tiranën

Prof. Dr. Nevila Nika, një nga emrat më të shquar të historisë dhe arkivistikës shqiptare, do të jetë pjesë e garës elektorale të 11 majit me Koalicionin Euroatlantik, duke u rreshtuar në listën e hapur në krah të Lulzim Bashës në Tiranë.

Me një karrierë të gjatë akademike dhe drejtuese, Prof. Nika ka qenë drejtore e Arkivit Qendror të Shtetit, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë historike kombëtare. Ajo është vlerësuar edhe në nivel ndërkombëtar, duke marrë medaljen “Stella d’Italia di grado cavaliere” nga Presidenti i Italisë në vitin 2017, për forcimin e marrëdhënieve shqiptaro-italiane.

Përfshirja e saj në politikë vjen si një angazhim për një Shqipëri më të drejtë, ku vlerat akademike dhe historike të jenë pjesë e vendimmarrjes. Kandidimi i saj në zgjedhjet e 11 majit pritet të sjellë një qasje të re në politikë, duke përfaqësuar një zë të pavarur dhe të përkushtuar ndaj interesit publik.

Artikulli paraprakRamiz Çobaj kandidon me Koalicionin Euroatlantik në Shkodër: “Vota e lirë, parimi im i panegociueshëm”
Artikulli tjetërKoalicioni Euroatlantik dorëzon listat e kandidatëve në KQZ, garon me lista të hapura