Historike, 2.9 milionë shqiptarë: Rama ik!

Nga të dhënat e gjeneruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile të drejtën e votës në zgjedhjet e 30 Qershorit e kishin 3,536,015 shtetas shqiptarë. Nga këta vetëm 617 mijë votues kanë shkuar të votojnë.

Duhet kuptuar se ky është numri i atyre që kanë votuar, por jo i atyre që kanë votuar detyrimisht për organizatën kriminale se shumë prej tyre i kanë bërë fletët e votimit të pavlefshme sikurse është bërë tashmë e qartë përmes fletëve të votimit të demonstruara në rrjetet sociale.

Pjesa më e madhe kësja trupe që ka shkuar të votojë ditën e sotme të 30 Qershorit ka qenë e detyruar përmes presioneve për vendin e punës dhe bukën e gojës apo kërcënimit të taksidarëve të qeverisë.

Diferenca është e qartë. Plot 2.9 milionë shqiptarë kanë refuzuar që të shkojnë në një process farsë dhe të votojnë për një regjim kriminal. Ata e kanë refuzuar organizatën kriminale. Thirrja e sotme e 2.9 milionë shqiptarëve është Rama ik!.

Kjo thirrje ka kumbuar më fort se kurrë më parë përmes heshtjes së shumicës së shqiptarëve që zgjodhën mënyrën më të mirë për të refuzuar këtë regjim kriminal. Jemi sot në një moment historic ku shumica e shqiptarëve është në anën e drejtë të historisë dhe opozita ka sot mbështetjen më të madhe në të gjithë këto 30 vite pluralizëm politik.

“RD”

Exit mobile version