Hjekësi Artan Hoxha në shërbim të mafias

Erl KODRA

Jeta e Nënkomisar Emiljano Nuhu dhe familjes së tij janë në rrezik të jashtëzakonshëm!
Hjekësi Artan Hoxha, nëpërmjet Shërbimit Sekret Shqiptar (SHISH) ka zbuluar dhe dekonspiruar vendin dhe shtetin ku ka kërkuar mbrojtje nënkomisar Emiljano Nuhu. Madje ky hafije i veshur me petkun e gazetarit invetigativ ka publikuar foton e Emiljano Nuhu dhe Dritan Zagani me vajzën e vogël përdore.
Duket qartë se fotografia është bërë nga agjent të trajnuar, sepse në fotografinë tjetër janë tre ID të lëshuara nga autoritetet zvicerane. Është gati e pabesueshme se si ka arritur të siguroj fotot e ID personale të familjes së nënkomisarit, veprim i cili nuk mund të realizohet nga askush, përveçse nga agjent special, të trajnuar nga shërbimet sekrete. Nisur nga ky konstatim, me sa duket provat dhe faktet që zotëron nënkomisari Emiljano Nuhu janë jashtëzakonisht shqetësuese jo vetëm për Taulant Ballën, por për vet Kryeministrin Edi Rama. Ndryshe nuk ka shpjegim tjetër të arsyeshëm pse duhet të ndërmerret gjithë ky angazhim i jashtëzakonshëm, jo vetëm për të fotografuar nënkomisar Emiljano Nuhu, por edhe ID e tyre lëshuar nga autoritetet zvicerane.

Qëllimi i publikimit të këtyre fotove është;
1. Të tregojë vendodhjen e saktë të nënkomisar Emiljano Nuhu dhe famijes së tij.
2. Të kërcënoj direkt me jetë atë dhe familjen e tij, në mënyrë që ky i fundit të mos bëj publike dokumenta dhe prova të tjera, si dhe të tërhiqet nga deklarimet e tij.
Artan Hoxha, duke shkelur çdo kod etik të profesionit të gazetarit vë në rrezik të jashtëzakonshëm për jetën një familje; jetën e vajzës së vogël të Emiljano Nuhu dhe gruas së tij.
Ftoj të gjithë lexuesit e këtij teksti ta shpërndajnë atë sa më shumë, për të denoncuar këtë Sicario / hjekës dhe ushtarë i Shtetit të Mafias të Kryeministrit Edi Rama.
Autoritetet zvicerane duhet të marrin urgjentisht në mbrojtje familjen e nënkomisar Emiljano Nuhu, duke i ofruar atyre siguri dhe mbrojtje të plotë nga SHISH dhe ushtarët e Shtetit Mafioz të Tiranës.

Exit mobile version