Holanda bllokon Serbinë për në BE/ Ministri i Jashtëm: Beogradi nuk është ende gati, s’ka bërë progres

Qeveria e Holandës do të bllokojë rrugën e Serbisë në avancimin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, ka konfirmuar ministri i Jashtëm holandez.

 

Holanda beson se Serbia nuk është e gatshme për hapin e ardhshëm, ka konfirmuar ministri Caspar Veldkamp në Bruksel.

Veldkamp ka thënë para gazetarëve se “Serbia nuk është e gatshme ende” për hapin e ardhshëm dhe se “ka ngecur në arritjen e progresit në fushën e sundimit të ligjit”.

Të gjitha shtetet anëtare të BE-së duhet të japin pajtimin për çdo fazë negociatash deri në pranimin e plotë. Serbia ka më shumë se dy dekada që kërkon pranimin në BE, por ka ngecur për shkak të refuzimit të njohjes së Kosovës.

Artikulli paraprakKërcënim me jetë, ja pse Vlahoviç shpërtheu ndaj tifozëve të Juventusit
Artikulli tjetërShërbimi Sekret i Ukrainës merr përgjegjësinë për vrasjen e komandantit të lartë rus: Një fund i tillë i pret të gjithë ata që vrasin popullin tonë