Holanda vendosi të rikthej sërish vizat, ish-deputeti i PD: Vendimi i jep një goditje të fortë hapjes së negociatave

Holanda vendosi të na i rikthej sërish vizat, por kjo nuk ka kaluar pa u komentuar, nga opinion public dhe nga politika.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, ka reaguar së fundmi me anë të një postimi në rrjetet sociale dhe sipas tij, ky nuk ishte një vendim surprizë pasi kjo gjë ishte paralajmëruar vitet e fundit. bardh spahia

Spahia shkruan se sipas tij, fajtori numër një për të gjithë këtë që po ndodh është vetë kryeministri Edi Rama, që e coi vendin deri në këtë gradë.

Postimi i Bardh Spahisë

EDI RAMA IA DEL TE RRENOJE ARRITJEN E LIBERALIZIMIT TE VIZAVE
9 parti parlamentare ne Parlamentin e Hollandes imponuan sot voten pro kthimit te vizave per shqiptaret! Tashme Parlamenti i Holandes ka detyrimin t’i kerkoje zyrtarisht Komisionit Europian te frenoje ne menyre emergjente pezullimin e levizjes pa viza per qytetaret e Shqiperise.

Nje lajm i zi per qytetaret e nje vendi qe tashme po largohen ne mase per shkak te rregjimit diktatorial te Edi Rames, kryeministrit me te paafte e me te papergjeshem ne historine e Shqiptaret. Nuk ishte surprize vendimi i Hollandes pasi ishte paralajmeruar sistematikisht 2 vitet e fundit, por kryeministrit thjesht nuk iu be vone per te bere detyren e vet.

Natyrisht Hollanda eshte vetem nje nga 28 vendet e BE, por vendimi i jep se pari nje goditje te forte aspirates per hapjen e negociatave. Kjo eshte “arritja” e Edi Rames qe tani hesht pacipesisht, ndersa ne 2013 mori nje vend, te cilit i ishin liberalizuar vizat qe ne dhjetor 2010! Ky kryeminister po na kthen rrezikshem prapa si vend! Largimi i tij eshte emergjence kombetare.

#RamaShporru!

Exit mobile version