Holond kryen “vetëvrasje politike”

Në një intervistë që dha për gazetën “Le Monde”, Presidenti Holond kreu “vetëvrasje politike”, shkruan gazetari i “BBC”, Hugh Schofield. I çuditi të gjithë, ndërsa po mendonin se cili po garon e cili po fiton në garën presidenciale që zhvillohet në këtë pranverë.
Gazetarët e “Le Monde” dolën për një intervistë, me pyetjen: Çfarë lloj kandidati, pak muaj para zgjedhjeve, mendon se mund të jenë në një listë përkrah Presidentit të tanishëm? Për shembull- shtrohej pyetja- cilët do të ishin nga radhët e gjykatësve dhe avokatëve? Cilët nga radhët emigrantëve dhe myslimanëve? Po nga radhët e futbollistëve dhe intelektualëve? Nga aleatët politikë dhe gjithashtu nga kundërshtarët? Nga komuniteti i inteligjencies dhe i ish-të dashurës, gjithashtu?
Përgjigjja e Fransua Holond.
Në gjithë koleksionin e intervistave të gazetarëve të “Le Monde”, Presidenti francez e hoqi barrën nga vetja, në një stil të mrekullueshëm kavalieri, duke zbuluar një seri talljesh:
Sistemi i drejtësisë është plot me “frikacakë”.
Emigrantët? Nuk ka “aq shumë” emigrantë.
Myslimanët… Këtu ka një “problem” me islamin.
Futbollistët kanë nevojë “për tjetër tru”.
Intelektualët “nuk janë shumë të interesuar në idenë e Francës”.
Ka akoma. Paraardhësi presidencial dhe njëkohësisht kandidati republikan, Nicolas Sarkozy është një  “miniDe Gol i papërpunuar” dhe një “mi Duracell”. Të Gjelbërit janë “dhembje cinike në prapanicë”. Rebelët e krahut të majtë janë “një tufë idiotësh”.
Ndërsa në kuptimin personal, ish-partnerja Valerie Trierweiler është një tradhtare sepse gënjeu rreth të famshmes klishe “pa dhëmbë”, për të treguar varfëri.
Ndoshta më e dëmshmja nga të gjitha, jo një tallje, por një shpallje është kjo: Pranimi që ai personalisht urdhëroi vrasjen e katër armiqve të shtetit, ku hamendësohen militantët në Lindjen e Mesme. Shërbimit sekret duhet të jetë duke i dalë tym.
Miqtë e tij në Partinë Socialiste, akoma duke shpresuar se zoti Holond mund të ketë ndonjë shans për mandatin në prill, janë të befasuar me pakujdesinë verbale të Presidentit. Ata kanë frikë se ai e minoi fushatën e tij para se të niste.
Të tjerët janë akoma më të hapur. Më shumë se një komentator thotë se, një President nuk duhet kurrë ta thotë këtë: ky është një akt “vetëvrasjeje politike”.

Artikulli paraprakRama, zogu i tij dhe Bolinoja xhelatë të mediave të lira!
Artikulli tjetërBallkani në NATO, një çështje e menjëhershme