Hoti: Pozicioni i Kosovës tashmë është i qartë! Me Serbinë vetëm njohje reciproke!

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti është shprehuri prerë sa i takon qëndrimit të tij në lidhje me dialogun me Serbinë.

Në një deklaratë të përbashkët me liderin e PD, Lulzim Basha në Prishtinë, Hoti pohoi se, pozicioni i Kosovës tashmë është i qartë, ndërsa qëndrimi i është bërë i ditur dhe ndërkomëbëtarëve.

“Për dialogun është vendosur pozicioni i Kosovës në këtë proces. Kemi gjetur mbështetjen me ndërkombëtarët. Nisëm me konferencën e Parisit, më pas me Brukselin. Qëllimi final i dialogut është njohja e Kosovës. Çdo zgjidhje që ne bëjmë për finalizimin e marrëdhënieve, duhet të jetë derivat i njohjes. Dialogu është vetëm politik, për njohje reciproke të marrëdhënieve.

Të enjten është dhe një takim tjetër në Bruksel, ku do të draftohet marrëveshja finale për dialog. Çdo koment tjetër, ose nuk janë të informuar, ose i shtrembërojnë siç duan. Sot kam çuar ftesat për forumin. Dialog teknik nuk ka. Ka vetëm dialog politik për njohje reciproke”, tha Hoti.

Artikulli paraprakPremtimi i Bashës në Kosovë: Një nga vendimet e para të mia do të jetë heqja e taksës dhe traut në Rrugën e Kombit
Artikulli tjetërDështim total i qeverisë me menaxhimin e Covid-19, mbyll bregdetin, turizmi e çon në rrënim!