Hoxha: Ja dy rrugët që i kanë mbetur Sali Berishës! Pengimi i drejtësisë, mund ti sjellë akuzë të re

Shqiptarët nuk e mbështesin Sali Berishën në sulmet e tij ndaj drejtësisë. 74.5% e qytetarëve të anketuarve në sondazhin e Report Tv, mendojnë se Sali Berisha duhet të ishte paraqitur në SPAK për t’u përballur me drejtësinë për dosjen e ish kompleksit Partizani edhe pa një autorizim paraprak nga Kuvendi.

Për analistin Poli Hoxha, Sali Berisha tashmë ka dy rrugë, ose të kërkojë azil politik, duke qenë akuzon qeverinë, ose që të shkojë në SPAK.

”Berisha ka zgjedhur një rrugë politike. Pengimi i drejtësisë mund të sjellë ndonjë akuzë të re. Berisha ka dy rrugë, ose atë të një azili politik, pasi kështu si po e shtron, le të të kërkoj azil ose të shkojë në SPAK.

Nëse e kanë bërë procesin ndaj tij në mënyrë antikushtetuese aq më mirë për Berishën. Dil i pafajshëm se del 100 herë më i fuqishëm, s’ka rrugë tjetër. Shko siç shkojnë gjithë te tjerët.’- tha Hoxha në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’.

Hoxha tha se me këtë opozitë, mazhoranca aktuale fiton jo mandatin e katërt, por edhe 15 mandate. Sipas tij Berisha e ka aksionin politik vetëm për interesat e tij personale.

”Fitojnë me shumicën e pakicës. Sa vjen dhe rritet marzhi i qytetarëve bojkotues që shkon gati 60 e ca %. PS fiton me rreth 40 e ca %.

E ka sigurt fitoren me këtë lloj opozitë. PD-ja ka ngelur në vend! Nuk ka alternativë. Berisha flet për hallin e tij. Nuk mund të mundësh Edi Ramën me këtë lloj opozite. Jo 4 mandate, por 15 mandate mund të rrijë me këtë ‘stausquo’.

Që kur u shpall non grata, nuk pamë asnjë riorganizim të PD-së. Asnjë hapje asnjë figurë të re, e përdori për qëllime të veta. Dështime në zgjedhjet e 14 majit. Humbi Kukësin, Rrogozhinën dhe të gjitha këto tregojnë se nuk ka pasur frymën për opozitë. Kjo ka qenë një lëvizje personale që në fillim për non gratën”- tha Hoxha.

Artikulli paraprak“Ligji i ri i tatimit mbi të ardhurat, taksë deri në 23%”, PD: Godet rëndë bizneset familjare
Artikulli tjetërGjykata e Posaçme ka 2 javë që e kërkon, Berisha i bën gjyq Edi Ramës dhe e dënon me 12 vite burg!