Hoxha: Rama po gjen justifikim ekselent për të thënë se ne po bëjmë përpjekje për negociatat por nuk na pengon Greqia

Gazetari investigative Artan Hoxha, duke komentuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, në MCN TV, kërcënimin e Greqisë për të bllokuar integrimin e Shqipërisë në BE, tha se ne të gjithë e dimë që Fredi Beleri është kapur me presh në duar me blerje të votave.

Sipas tij, Rama po gjen justifikim ekselent për të thënë shqiptarëve se ne po bëjmë përpjekje për negociatat por nuk na pengon Greqia.

Fredi Beleri është person i gabuar në këtë histori. Ai është kapur me presh në duar duke blere vota. Shërbimet sekrete greke, drejtues të policisë greke janë përfshirë direkt në zgjedhjet e fundit duke intimiduar njerëzit që të vootjnë për Belerin. Një njeri që është provuar që e ka në duart e tij gjakun e dy dëshmorëve, familjarët e të cilëve duan përgjigje.

Rama është i interesuar këtu të thotë se ne duam të hyjmë në BE, ti përgatisim kapitujt, por s’po na lë Greqia.

Ne e dimë fare mirë se çfarë ka bërë Mitsocakis, Fredi Beleri dhe e dim fare mirë që tani Rama po fërkon duart se po merr epitetin si patriot dhe nacionalist, që nuk ka lidhje me to dhe po gjen justifikim ekselent për të thënë shqiptarëve se ne po bëjmë përpjekje për negociatat por nuk na pengon Greqia.

Artikulli paraprakQyteti i vetëm në botë ku banorët jetojnë të gjithë në një ndërtesë
Artikulli tjetërE DHIMBSHME/ 18% e shqiptarëve me valixhe te dera, kemi numrin më të lartë në Ballkan të personave që duan të emigrojnë