Huliganët rusë, ushtarë të trajnuar për vrasje

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, ka thënë se tifozët rusë të futbollit, që kanë kryer dhunë në qytetin Marsejë, gjatë Kampionatit Evropian, kanë qenë “luftëtarë të trajnuar që vrasin”.
Poroshenko i ka bërë këto komente për televizionin francez, përpara se të takohet me Presidentin e Francës, Francois Hollande, sot në Paris.
Dy britanikë mbeten në gjendje kome, pasi janë plagosur rëndë, përpara ndeshjes Angli-Rusi në Marsejë, më 11 qershor.
Ata janë në mesin e 35 të të plagosurve, shumica britanikë, gjatë tre ditëve të dhunës.
Prokurorët francezë kanë thënë se, tifozët rusë kanë sulmuar mbështetësit e Anglisë në mënyrë të orkestruar.
Tre rusë kanë marrë dënime deri në dy vjet burgim dhe gjashtë anglezë deri në gjashtë muaj.

Artikulli paraprakNëse Britania largohet nga BE
Artikulli tjetërDitari i panjohur i Havelit