Humb jetën edhe një tjetër nga Covid-19, shkon në 29 numri i viktimave

Një pacient i konfirmuar me Covid-19, i intubuar prej 24 ditësh ka ndërruar jetë në spitalin “Shefqet Ndroqi” mbrëmjen e sotme.

Pacienti 73-vjeçar me inicialet H.K., nga Durrësi ishte prej thuajse 1 muaji në gjendje të rëndë, me Insuficience respiratore akute. 73-vjeçari vuante nga pneumonia bilaterale, detres i rëndë respirator (ARDS), me sëmundje bashkëshoqëruese Talasemi Minor dhe Hipertension Arterial.

Megjithë pëpjekjet e jashtëzakonshme të stafit mjekësor në terapinë intensive, 73-vjeçari nuk arriti të mbijetojë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët t’i respektojnë me shumë rigorozitet masat e distancimit fizik, pasi janë përcaktuese për frenimin e përhapjes së COVID-19.

29 qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me COVID19, pavarësisht përpjekjeve të stafeve mjekësore të spitaleve COVID.

Artikulli paraprak“Paga e luftës” ose gënjeshtra e radhës e KM. Kreu i PD Fier publikon protestën e punonjësve që s’kanë marrë asnjë lek
Artikulli tjetërRegjim Facebook-u, Basha: Rama zëvendësoi interesin e 3 milionë shqiptarëve me atë të 10 oligarkëve