Mëngjesin e sotëm ndodhi një aksident i rëndë në autostradën Tiranë Durrës, ku humbi jetën 19-vjeçari me iniciale K.H pas përplasjes së dy makinave.
Të plagosur ngelën nga ky aksident edhe drejtuesi i mjetit tjetër D.R dhe pasagjerja me iniciale F.Gj.
JOQ ka publikuar pamjet nga aksidenti i rëndë ku shfaqen disa persona të rastësishëm që i japin ndihmë të plagosurve.
Të plagosurit ndodhen jashtë në tokë të shtrirë duke marrë ndihmë nga personat. E pranishme në vendngjarje ishte policia por nuk ishte prezente ambulanca.