Drejtori i drejtorisë së punëtorëve në Bashkinë e Tiranës, Feti Fanaj ka humbur jetën nga Covid-19 në orën 01.00 pas mesnate të datës 12 tetor është ndarë nga jeta në Turqi.
Që prej më shumë se një muaji, Feti Fanaj, i prekur nga koronavirusi, ishte nisur drejt Turqisë, ku përgjatë tre javëve të fundit mbeti i intubuar dhe nuk ia doli dot të mposhte virusin.
Feti Fanaj ndërroi jetë në një moshë mjaft të re, vetëm 43 vjeç.
I shtruar në spital në Turqi, ai as nuk e mori vesh që një javë para se ai të mbyllte sytë, babai i tij ishte ndarë nga jeta po ashtu.
Ai la pas nënën, bashkëshorten dhe vajzën e tij të vogël që sot kanë marrë vesh me trishtim të madh lajmin e ndarjes së tij nga jeta.