Humb jetën nga Covid-19 aktori i Teatrit

Aktori i njohur i teatrit dhe estradës së Fierit, Fatmir Xhelili ka humbur sot jetën si pasojë e koronavirusit.

Mësohet se aktori i njohur vuante edhe nga një sëmundje bashkëshoqëruese.

Prej disa ditësh gjendja e aktorit ishte rënduar, ndërsa nuk mundi të fitonte betejën me Covid-19.

Xhelili ishte shtruar në spitalin Infektiv prej disa ditësh.

Artikulli paraprakPse Rama nxori një grup mjekësh për të kundërshtuar fshehjen e numrit të të vdekurve nga Covid-19?
Artikulli tjetërPorti i Vlorës, “Kurbani” i ri i Ramës!