Humb jetën nga Covid-19 njëri nga themeluesit e PD Fier

Covid-19 i ka marrë jetën inxhinjerit të naftës, Bari Shanaj. Shanaj kishte pasur komplikacione dhe ishte menduar se ato vinin si rezultat i një të ftohure. Duke u përkeqësuar gjendja shendetësore ai është shtruar në spital.

Disa orë më parë mësohet se Bari Shanaj i cili për disa vite ka mbajtur dhe postin e drejtorit të përgjithshëm të kompanisë Albpetrol në vitet 1992-1994, ka ndërruar jetë për shkak të Covid -19.

Disa javë më parë bashkia e Patosit e nderoi dhe me titullin ‘Mirënjohja e qytetit’ me rastin e 70 vjetorit të krijimit të qytetit naftëtar të Patosit.

Bari Shanaj ka aderuar dhe është nga themeluesit e PD dega Fier. Në vitin 1994 Shanaj është emëruar edhe Prefekt i Qarkut Vlorës.

Ish-deputeti i PD, Fier Luan Baçi shkruan në një mesazh ngushëllimi se, Profesor Bahriu ishte i kudo gjendur, afer nesh edhe ne keto vite opozite, pavarsisht moshes dhe mundsive te kufizuara.

Mesazhi i ish-deputetit të PD Fier, Luan Baçi

Fieri sot humbi qytatarin dhe intelektualin model, Doktor Profesor Inxh Bahri Shanaj.

Demokratet e Fierit dhe Patosit humben demokratin e oreve te para, njeriun qe vuri çdo gje ne dispozicion te demokracise.

Nje nga themeluesit e deges se PD ne Patos dhe me pas, kontributi i tij i çmuar vazhdoi te Partia Demokratike Dega Fier ne menyre te pa nderprere deri ne fund te jetes se tij.

Qytetar nderi i Fierit.

Ish Drejtor i pergjithshem i Albpetrol sh.a.

Ish Prefekt i Vlores dhe nje ser detyrash te tjera te rendesishme te ngarkuara nga qeverisja e Partise Demokratike dhe Kryeministri i Kohes Doktor Profesor Sali Berisha.

Profesor Bahriu ishte i kudo gjendur, afer nesh edhe ne keto vite opozite, pavarsisht moshes dhe mundsive te kufizuara.

Une personalisht shpreh mirenjohjen time te thelle dhe falenderimet me te perzemerta per mbeshtetjen, ndihmen dhe kontributin e ketij burri te shquar dhe me vlera te veçanta ne keto vite opozite te veshtire.

Covidi 19 te largoi nga ne, Doktor Profesor, Inxh Bahri Shanaj, ju late gjurme dhe emer, ne do te kujtojme me respekt dhe vleresim te veçante.
Qofsh i parajses zoteri!

124681488 2926332330840164 4451766260339160586 n

Exit mobile version