Trajneri i njohur shqiptar, ish-deputeti Shkëlqim Troplini ka ndërruar jetë për shkak të Covid-19.
Ai ishte prekur nga Covid-19 dhe prej disa ditësh kishte shfaqur simptoma të theksuara të sëmundjes.
55-vjeçari, mësohet se pasditen e djeshme ishte shtruar me urgjencë në Spitalin e Durrësit, por nuk mundi dot të mbijetonte.
Pavarësisht trajtimit në intubim, mundësi Troplini e humbi betejën për jetën.
Shkëlqim Troplini ka qenë ish-deputet i Partisë Socialiste, ndërkohë që për zgjedhjet e 25 qershorit u bashkua me Lëvizjen Socialiste për Integrim.