Humb jetën nga Covid-19 ish-ministri

Ish-ministër i Transporteve, Ilir Mataj ka humbur jetën ngaCovid-19. Bëhet e ditur se, Mataj ka qënë i shtruar në spitalin Infektiv, por nuk mundi ta fitojë betëjn me koronavirusin.

Mataj ishte babai i tre vajzave dhe njihej si një prind i shkëlqyer.

Gazetari dhe publicisti i njohur, Mitro Çela, i cili ka publikuar lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të ish-ministrit shkruan se, dua të të ngushëlloj familjen, miqtë, shokët…, por nuk gjej fjalët e duhura!

Postimi i Mitro Çelës

Elegji për mikun tim: Ilir MATA

Sot u nda nga jeta Ilir Mata. La me dhimbje gruan, tre vajzat, vëllain.

Njeri i mirë. Modest. Ekonomist i zoti. Për disa kohë dhe ministër i Transportit.

Dua të të ngushëlloj familjen, miqtë, shokët…

Por nuk gjej fjalët e duhura!

Mund të mbyllim sytë e të lutemi që të kthehet!

Artikulli paraprakPse Rama nuk lejon gazetarët të filmojnë autoambulancat në Qendrën e Urgjencës Kombëtare, reagon Berisha
Artikulli tjetërShembet ura e Kalivaçit në Lezhë, ish-deputetja: Zoti i ruajtë banorët! Qeveria inekzistente po vrojton situatën nga Dubai