Humb jetën nga Covid-19 ish-trajneri i njohur i Barcelonës dhe Realit

Koronavirusi po tregohet i pamshëshirshëm në çdo cep të botës, teksa numri i të infektuarve dhe të vdekurve po rritet nga dita në ditë. Betejën me këtë virus të panjohur e ka humbur sot edhe trajneri serb, Radomir Antiç, duke u ndarë nga jeta në moshën 71-vjeçare.

Kujtojmë që Antiç e ka nisur fillimisht karrierën si futbollist, për ta vazhduar më pas si trajner.

Për një sezon drejtoi Realin e Madridit, ndërsa për më shumë se tre vite ishte kreu i pankinës së rivalëve të tjerë të Atletikos së Madridit.

Gjithashtu Antiç ka provuar edhe stolin e Barcelonës, duke pasur kështu CV-në e tij si trajner emrat më të mëdhenj të kampionatit spanjoll dhe jo vetëm.

Artikulli paraprakItali, Conte merr në mbojtje biznesin e madh dhe të vogël, dekreti që zeron taksat
Artikulli tjetërBasha: Nuk e izolojmë dot virusin pa testuar! Refuzoj të bëj politikë me jetën e shqiptarëve