Humb jetën nga Covid-19 mjeku i njohur në QSUT

Ka ndërruar jetë si pasojë e Covid 19 , mjeku i njohur otolaringolog Bledi Nini. Mjeku vlonjat, ka ndërruar jetë në moshën 48-vjeçare, në Itali, ku ishte dëguar për të marrë mjekim më të specializuar, nga ana e familjarëve të tij.

Nini prej disa vitesh punonte në QSUT, por edhe në sektorin privat, ku dhe duket se ka marrë virusin që i mori jetën. Lajmin për ndarjen e tij e ka konfirmuar dhe kreu i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, i cili ka zbuluar dhe miqësinë që ka pasur me Ninin.

”Një nga mjekët më të talentuar vlonjat, Bledi Nini, e humbi këtë mëngjes betejën me Covidin, nuk është i thjeshtë për mua. Virusi nuk është lojë mediatike, kujdesuni për veten, përdorni maska dhe tregohuni të vëmendshëm ndaj të gjitha masave parandaluese! Pushofsh ne paqe, Bled!”, shkruan Leli në postimin e tij në rrjetet sociale.

Sipas raportimeve të para, Nini nuk ka pasur sëmundje shoqëruese që të kenë ndikuar në përkeqësimin e tij, dhe ndarja e tij nga jeta vërteton dhe njëherë tjetër atë që është thënë derimë tani, se Covid 19, nuk kursen as moshat e reja.

bledi nini nderron jete 1

Artikulli paraprakVokshi: Rama po shtantazhon mësuesit, ata që guxojnë të flasin degdisen larg…
Artikulli tjetërMjeku denoncon fshehjen e viktimave të Covid: 30 shqiptarë kanë hyrë me arkivol nga aeroporti i Rinasit