Një tjetër mjek ka ndërruar jetë nga koronavirusi gjatë orëve te fundit.
Mësohet se, doktor Esat Pashaj nga Skrapari ka ndërruar jetë në moshën 72-vjeçare pasi u infektua me Covid-19.
Ai kishte 9 ditë që qëndronte në terapi intensive.
I lindur në 16.05.1948 dr.Esati ishte edhe njëherësh Anëtar i Këshillit Bashkiak Skrapar dhe mbante detyrën e Nëndrejtorit të Spitalit Skrapar.