Humb jetën një nga pushuesit që u nxorën në gjendje të rëndë nga deti në Fier

Ka marrë përmasa tragjike, ngjarja e sotme në bregdetin e Pishporos në Fier, ku dy pushues u nxorrën pa ndjenja nga deti. Dy pushuesit u identifikuan si Arben Alizoti dhe Fiqo Rexhepi.

Sikundër mësohet tashmë, njëri prej tyre ka ndërruar jetë, ndërkohë që nuk bëhet ende emri i viktimës.

Dy pushuesit ishin futur për tu larë kur kanë rrezikuar mbytjen. Dy personave u është dhënë ndihma e parë nga policia dhe roja bregdetare.

Ata u transportuan në gjendje të rëndë ne spitalin rajonal të Fierit.

S180152

Artikulli paraprakZbulohet plani mafioz i Ramës me plehrat në Durrës dhe Kavajë, Xhaferaj: SPAK të ndërhyjë
Artikulli tjetërSi Rama humbi toruan kur u pyet nga gazetari për tenderin e policisë: S’jam shitës kapelesh, s’kam unë punë…