Humb jetën një tjetër i infektuar me Covid-19, shkon në 27 numri i viktimave

Ka humbur jetën një tjetër pacinet i infektuar me koronavirus. Bëhet e ditur se, një 71-vjeçar nga Durrësi ka ndërruar jetë si pasojë e COVID-19, duke e çuar numrin e personave që kanë humbur jetën në vendin tonë në 27.

Mësohet se ka ndërruar jetë një 71-vjeçar nga Durrësi, i cili ishte shtruar në spital me COVID-19 prej dy javësh, ndërsa ishte i intubuar.

I moshuari ishte i shtruar te Spitali COVID-2 “Shefqet Ndroqi”, ndërsa vuante nga hipertensioni.

Gjatë ditëve të fundit harta e të prekurve me koronavirus është përhapur në mjaft qytete.

Në vatra të nxehta janë kthyer qytetet e Krujës dhe të Laçit ku virusi ka shpërthyer në fasoneri.

Exit mobile version