Humb jetën punonjësi i Bashkisë në Korçë, u rrëzua nga ekskavatori

Një 50-vjeçar, punonjës i ndërmarrjes së shërbimeve publike të Bashkisë së Korçës ka humbur jetën, si pasojë e përmbysjes së ekskavatorit që po drejtohej prej tij. Ngjarja ndodhi rreth mesditës së djeshme, në rrugën kryesore të fshatit Qatrom. Aleks Caco ka bërë një manovër të gabuar, duke tentuar të zbriste ekskavatorin nga trajleri, që po e transportonte.
Mjeti i rëndë është përmbysur, duke zënë poshtë 50-vjeçarin, i cili humbi jetën në vendin e ngjarjes. Policia po heton shkaqet e ngjarjes, duke e klasifikuar, si aksidentale.
Ndërkohë, 5 persona janë plagosur, tre prej tyre në gjendje të rëndë në një aksident rrugor në zonën e Mashkullores. Makina ka dalë nga rruga e për pasojë është rrëzuar në anë të saj. Katër nga të plagosurit u dërguan në Spitalin e Gjirokastrës, kurse personi i pestë thjesht mori mjekim dhe u largua në shtëpi. Nga informacionet e para mësohet se makina kthehej nga një ceremoni mortore dhe në rrethana të paqarta drejtuesi ka humbur kontrollin dhe doli nga rruga. Policia aktualisht po heton zbardhjen e ngjarjes.

Durrës, treni përplas për vdekje 52-vjeçarin

Një 52-vjeçar ka gjetur vdekjen pasi është përplasur nga treni i linjës hekurudhore Durrës-Vorë. Ngjarja ka ndodhur tek nënkalimi hekurudhor në Sallmone dje, rreth orës 15:10 minuta. Policia bën me dije se shtetasi me inicial F.H., banues në Sukth ka gjetur vdekjen si pasojë e përplasjes. Mashinisti ndodhej në vendngjarje dhe u shoqërua në ambientet e Komisariatit të Policisë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Grupi hetimor ndodhen në vendin e aksidentit dhe po punon për të zbardhur rrethanat.

 

Artikulli paraprakNjë shqiptar në Këshillin Bashkiak të Nju Jorkut
Artikulli tjetërKlinton, libër për humbjen ndaj Trump