Humbin jetën 3 persona në Bulqizë, një i plagosur rëndë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Bulqizë, ku 3 persona kanë vdekur, dhe një tjetër është plagosur.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Ostren, ndërkohë që dhe gjendja e të plagosurit paraqitet e rëndë.

Dyshohet se viktimat janë anëtarë të së njëjtës familje, ndërkohë që mjekët e Bulqizës po kërkojnë ndihmën nga ajri, për ti dhënë ndihmën mjekësore të specializuar në Tiranë.

Fillimisht u tha sëe, ngjarja ka ndodhur nga shpërthimi i bombulës së gazit, por policia bëri të ditur se ngjarja e rëndë ka ndodhur si pasojë e rrjedhjes së gazit në banesën e Ylber Tolës.

“Në Ostren, Bulqizë, është marrë informacion se në banesë janë gjetur pa shenja jete shtetasja R.T, rreth 40 vjeçe, dhe dy fëmijët e saj (vajza dhe djali), që dyshohet se janë helmuar nga bombola gazit. Në gjendje të rëndë shëndetësore është dhe një pjesëtar tjetër i familjes ku po transportohet për në spital. Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes”, njoftoi policia.
a.

Exit mobile version