Humbja me Çekinë, ish-futbollisti: Bëmë dy hapa mbrapa, trajneri dhe lojtarët vazhdojnë me justifikime…

Legjenda vlonjate dhe e Flamurtarit, Sokol Kushta ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale pas humbjes së Shqipërisë në transfertën me Çekinë.MixCollage-12-Oct-2024-01-21-PM-5450Ai shkruan se Kombëtarja ka bërë dy hapa mbrapa dhe trajneri me lojtarët nuk duhet të vazhdojnë të justifikohen por të rikthehen sa më parë aty ku duhet të jenë.

Postimi i Kushtës

Ne ketë ndeshje bem dy hapa mbrapa,nje ne lojë,dhe e dyta ne mendim pas loje.E para qe lozem dobet dhe duhet të rivijn aty ku e nisem.E dyta qe me shqeteson qe ne intervista lojtarët dhe trajneri nuk ndihen fajtor,por vazhdojnë me justifikime.sa me shpejt te rikthejnë ekipin aty ku e meritojnë tifozët kudo qe janë.

WhatsApp Image 2024 10 12 at 13.15.52

Exit mobile version