Mbrojtësi i Bayern Munich, Mats Hummels, thotë se humbja parasezonale 3-0 ndaj Liverpool ishte përvoja e tij më e keqe në klubin bavarez. Skuadra e Jurgen Klopp përfundoi fituese e rehatshme në “Allianz Arena”, në Kupën Audi, të martën, falë golave të Sadio Mane, Mohamed Salah dhe Daniel Sturridge. Skuadra e Carlo Ancelottit ka kapur një pikë të ulët në prag të sezonit të ri, teksa ka humbur pesë herë në shtatë ndeshje. Dhe Hummels, i cili erdhi nga Borussia Dortmund vitin e kaluar, thotë se ishte ndeshja e tij më e vështirë. “Ne e morëm shumë lehtë ndeshjen me Liverpool, por ishte loja më e keqe që kam përjetuar ndonjëherë te Bayern Munich”, tha ndërkombëtari i Gjermanisë.
Tifozët e Bayern Munich ishin po aq të pakënaqur sa ata shikonin që skuadra e tyre po mundej 2-0 ndaj Napoli, të mërkurën, megjithëse Hummels ndjen se Carlo Ancelotti kishte emëruar një skuadër shumë të papërvojë. “Duke parë kush ishte në fushë, pritej një ndeshje e vështirë”, tha Hummels. Bayern Munich do të përballet me Borussia Dortmund në “DFL-Supercup” të shtunën, përpara se të përballet me Chemnitzer në “DFB-Pokal” një javë më vonë. Mbrojtja e titullit të Bundesligës fillon kundër Bayer Leverkusen në “Allianz Arena”, më 18 gusht.