Me përfundimin e sezonit aktual, aventura e Klaas-Jan Huntelaar te Schalke 04 mund të mbyllet. 33-vjeçari është aktivizuar në vetëm 15 ndeshje deri në këtë fazë të sezonit dhe po mendon të bëjë gati valixhet për t’u larguar nga Gelsenkirchen. Nga ana tjetër, sulmuesi ka refuzuar edhe rinovimin e kontratës me Blutë Mbretëror. Sipas “Sky Sport”, Huntelaar mund të kthehet në Holandë, më saktësisht te Ajax.