Hysaj, 100 ndeshje me Napolin!

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj ka luajtur ndeshjen e tij të 100 me fanellën e Napolit. Hysaj që prej transferimit të tij në Napoli në vitin 2015, ka qenë i pazëvendësueshëm në formacionin e parë dhe një prej më të besuarve të trajnerit Maurizio Sarri. “100 ndeshje me fanellën e Napolit për Elseid Hysajn”, shkruan faqja e Serie A.
Dries Martens është duke shkëlqyer në vitin e fundit me fanellën e Napolit. Ka kaluar pak më shumë se një vit që kur Dries Martens ka nisur të luaj si sulmues në Napoli, pas lëndimit të qendërsulmuesit, Arkadiusz Milik. Që nga ajo kohë, Martens ka qenë më i miri në Serinë A, duke shënuar pafund gola për Napolin. Sulmuesi belg gjatë kësaj periudhe ka luajtur 51 ndeshje, duke shënuar 41 gola, pothuajse nga një gol për ndeshje. Ai në ndeshjen e të dielës ndaj Sassuolos luajti për herë të 200 me skuadrën italiane.
Ndërkohë, trajneri i Napoli-t, Maurizio Sarri, e ka komentuar me këto fjalë fitoren e skuadrës së tij kundër Sassuolo-s: “Nëse besoj te tiulli? Tani duhet të besojmë vetëm te ndeshja e së mërkurës. Do të jetë e vështirë, pavarësisht nëse do të bëjmë një ndeshje të madhe. Kampionati është i gjatë, ka shumë skuadra që janë vetëm dy pikë larg njëra-tjetrës, kështu që është e kotë të flasim për këtë.
“Por nuk mendoj se skuadrat mund të ecin me këto rimte deri në fund. Do të vijë një moment që skuadrat e mesme apo të vogla do ta mbledhin veten dhe do të bëhen më të pista dhe më të këqija. Ritmi do të ulët. Besoj se do të duhen më shumë se 90 pikë për të fituar titullin”.
Më pas, Sarri i është përgjigjur Dries Mertens, i cili ka thënë se Napoli duhet të besojë te titulli: “Unë kur ju përgjigjem ju dua t’i dërgoj një mesazh skuadrës”, ka thënë trajneri i napolitanëve.
Napoli ka mposhtur 3:1 Sassuolon për të vazhduar me formën e mirë dhe për të ruajtur pozitën e parë në krye të tabelës në Serinë A. Allan, Jose Callejon dhe Dries Mertens, realizuan golat për napolitanët në xhiron e 11-të, ndërsa Falcinelli shënoi për mysafirët. Napoli tani ka 31 pikë, tri më shumë se ndjekësit Juventusi e Lazio.

Artikulli paraprakMorata: Nuk do ta kisha lënë kurrë Italinë dhe Juventusin!
Artikulli tjetërKeidi Bare: Pres ftesë nga Panuçi