Pas muajsh me radhë që deklaron se, Elesed Hysaj monitorohet nga klubet më të njohura europiane dhe ka shumë mundësi të largohet në fund të këtij sezoni, menaxheri i Elseid Hysajt, Mario Xhiufredi, ka bërë prapakthehu. Sipas tij, futbollisti nuk ka ndër mend të largohet nga Napoli dhe dëshiron të rrijë në këtë qytet, pasi i sheh napolitanët njëlloj si shqiptarët.
Mario Giuffredi tha se, Hysaj mund të mos largohet kurrë nga kjo skuadër. “Hysaj është në dashuri me Napolin, është i lumtur në Napoli dhe mund të mos largohet kurrë. “Qyteti e ka pritur shumë mirë dhe ai ndihet si një qytetar i Napolit. Nuk është rastësi që shpesh thonë se napolitanët dhe shqiptarët janë të ngjashëm”, tha Giuffredi për Radio “Kiss Kiss” Napoli.
“Ai është i dashuruar me Napolin, ndjehet mirë dhe nuk do të dëshironte të ikte kurrë. Ndjen rehati, ndjehet si të ishte një napolitan, është integruar plotësisht, thotë gjithmonë se shqiptarët janë si napolitanët. Ndaj po ia kalon shumë mirë në këtë qytet”, deklaroi ai për Radio “Kiss Kiss” Napoli”.
“Ka bërë një pjesë të parë sezoni jo në nivelin e vitit të kaluar, por në pjesën e dytë është kthyer në nivelin e sezonit të mëparshëm. Por ka shumë arsye për këtë: ka bërë pak pushime, pasi luajti Europianin, i lindi djali, ka pasur tension edhe për shkak të rinovimit të kontratës. Ai është i ri, rënia e tij ishte fiziologjike”, shpjegoi Xhiufredi se pse sezoni i dytë i Hysajt te napolitanët kishte pasur pak luhatje.
Në muajt e kaluar, është përfolur vazhdimisht për interesimin e klubeve më të njohura europiane për Hysajn si Bajern Mynih, Barcelona, Mançester Junajtid, Çelsi apo Arsenal. Futbollisti mund të largohet nga klubi i Serisë A në skuadra jashtë këtij kampionati, nëse paguan një klauzolë prej 50 milionë eurosh.