“Hysen Xhura m’u gjend në një moment të vështirë” – Një ditë me kandidatin për deputet

Dita e premte është dita e xhuma për besimtarët myslimanë në xhaminë Xhura, midis zonës së Oxhakut dhe Freskut në Tiranë. Z. Hysen Xhura, kandidat për deputet me Koalicionit Euroatlantik falet bashkë me xhematin e zonës si të gjithë të tjerët, me përulësinë që e karakterizon. Kështu nis dita e jonë me z. Xhura, ose Hysenin siç e thërrasin banorët e lagjes nr. 4 dhe 3 në Tiranë që na ndërpresin bisedën për ti dhënë dorën dhe uruar suksese për garën e vështirë të 11 majit.

Pesha elektorale e Hysen Xhurës fillon nga lagjja e tij. “Nëse nuk të duan në lagje, mos dil në fushatë” – thotë z. Xhura me vetbesim dhe krenari. Nga berberët, tek shitësit e lagjes të gjithë kënaqen me pamjet e çunit të tyre. Ai ka qenë kryetar i minibashkisë nr. 4 para 15 vitesh dhe ja mbajnë mend punët e nderet që ka kryer prandaj respekti nuk mungon kudo që ecën ai. Nga Xhamlliku në Fresk, nga Rruga Ura tek Farmacia greke të gjithë vendalijtë e njohin për bujarinë e babait, Ismail Xhura dhe pëkujdesjen e gjyshit të tyre, Hysen Xhura.

E ke vënë re që nuk ju premtoj vende pune dhe parajsën” – na thotë Hyseni, sepse “këta njerëz duan tu thuash të vërtetën, një fjalë të mirë dhe ti dëgjosh hallet. Nuk ka njeri pa halle dhe njeri pa njeri. Njerëzit i zgjidhin hallet“. Hyseni ka një të mirë si njeri, të sheh në sy kur flet, është i drejtëpërdrejtë dhe nuk e fsheh që lutet që Zoti tja sjelli mbarë. Sytë i ndrisin. “E kam të ushqyer qysh fëmijë, nga baba, Zot më drejto të të shërbej më mirë” – thotë Hyseni.

Në shtabin elektoral Hysenin e rrethojnë të rinjtë dhe të rejat. Shtabin e drejton një politolog i njohur I. Vokshi: “Jemi i vetmi vend në Europë ku dy politikanë të cilët kanë konsumuar secili 3 mandate në qeveri (Rama-Berisha), luftojnë secili për mandat të 4.Edi Rama ska çka i jep Shqipërisë. Deri sot, dështim në secilën fushë, ekonomi, shtet, siguri, kudo. Sali Berisha gjithashtu ska çka i jep Shqipërisë; kur u largua në 2013 u largua në krizë, në shumë sektorë nuk paguheshin paratë e 3 muajëve”.

Të rinjtë janë me të qartë se të tjerët.

Këta janë e ardhmja. Për këta duhet të punojnë ne, mos të shkojnë në Gjermani e Europë për punë. Mund ta ndërtojmë këtu në Tiranë. E di çfarë duhet për ti mbajtur: puna e cilësia e jetesës” – thotë Xhura.

Brenda shtabit elektoral, na pret xha Ismali që ka ardhur të thotë një fjalë të mirë: “Nderi nuk bëhet në një ditë! Kam ardhur tju mbështes me dashuri…“. E shoqëron vëllai i Hysenit që ka ardhur nga Gjermania për ta mbështetur në këtë sfidë. “Hysenin e duan sepse është i drejtë, ka më shumë shokë se kushdo në qytet. E njohin të gjithë për zemrën e bardhë” – thotë Gentjani.

Bashkëshortja Alma dhe fëmijët ofrojnë shërbim të përkushtuar në këto ditë. “Po presim miq, jo votues. Ne kështu e kemi nga kjo anë…” – thotë Alma. Hysen Xhura është një garanci për qytetarët e Tiranës/ L.L

 

 

Exit mobile version