Hysen Xhura: “Shoqëria shqiptare nuk ka kërkuar ende falje për krimet e komunizmit”

Në një takim të zhvilluar me ish-të përndjekur politikë, Hysen Xhura, kandidat për deputet i Koalicionit Euroatlantik, ka vënë theksin te rëndësia e kujtesës historike dhe përballjes me të kaluarën komuniste. I shoqëruar nga Ethem Fezollari dhe figura të tjera të të djathtës tradicionale, Xhura tha se shoqëria shqiptare ka dështuar të japë drejtësi morale për të përndjekurit politik.

“Të përndjekurit politik kanë qenë të parët që kanë falur, por kjo falje nuk është kthyer mbrapsht nga shoqëria. Është një damkë që i ul kokën të gjithëve dhe veçanërisht të djathtës historike shqiptare,” u shpreh Xhura.

Ai theksoi se mbi 200.000 shqiptarë janë përndjekur dhe rreth 50.000 janë ekzekutuar gjatë regjimit komunist. Megjithëse statistikat zyrtare mund të japin shifra më të ulëta, sipas tij, “të vdekurit nuk gënjejnë dhe as fatet e shtypura”.

Kandidati i Koalicionit Euroatlantik kritikoi mungesën e një reflektimi të sinqertë nga shoqëria dhe klasat politike për krimet e komunizmit:

“Një shoqëri që nuk kërkon falje për të vdekurit, nuk mund të gjejë kurrë paqe. Ajo jeton me helmin e gënjeshtrës përjetësisht.”

Ai u zotua të jetë një zë i fortë në Kuvend për të përndjekurit politik dhe për të drejtat historike të së djathtës, duke bërë thirrje për një përfaqësim të drejtë.

“Qëndroj në këto zgjedhje për të qenë një zë i fuqishëm i të përndjekurve dhe së djathtës historike shqiptare.”

Postimi i plotë i Hysen Xhurës në rrjetet sociale:

Hysen Xhura, kandidat për deputet i Koalicionit Euroatlantik në Tiranë:
Me Ethem Fezollarin dhe miq e vëllezër të tjerë për të folur për të djathtën, për kujtesën! Për të vërtetën!

Të përndjekurit politik e kanë falur të parët fatin e tyre të humbur!
Kanë qenë ata që kanë dashur të parët ta zhveshin shoqërinë shqiptare nga përgjegjësia që rëndon ende sot për mbi 200.000 persekutime dhe gati 50.000 ekzekutime përgjatë 50 viteve!
Shifrat zyrtare flasin për më pak, mirëpo të vdekurit nuk gënjejnë! Fatet e shtypura të njerëzve nuk gënjejnë!

Faljen që ata e bënë shoqërisë shqiptare fill pas rënies së regjimit, ende nuk e kanë marr mrapsht dhe kjo është një damkë që i ul kokën të gjithëve dhe në veçanti, të djathtës historike shqiptare!

Një shoqëri që nuk ballafaqohet me të vërtetat e veta! Një shoqëri që nuk kërkon falje për të vdekurit, nuk mund të gjej kurrë paqe!
Ajo jeton me helmin e gënjeshtrës përjetësisht!
Kjo është shoqëria shqiptare sot: Një shoqëri që bashkëjeton me gënjeshtrën!

Mirënjohje nga zemra për takimin e sotëm dhe për mbështetjen e çmuar në këto zgjedhje!
Qëndroj në këto zgjedhje për të qenë një zë i fuqishëm i të përndjekurve dhe së djathtës historike shqiptare!

Me #11Maj, Voto për një përfaqësim të drejtë!
✅ VOTO 4️⃣ Koalicioni EuroAtlantik
✅ VOTO Hysen Xhura

Artikulli paraprakMjaft më me fushata urrejtjeje. Ka ardhur koha për përgjegjësi.
Artikulli tjetërAlfred Ahmetcenaj: Më 11 maj, mos votoni hajdutët që ju kanë vjedhur për 34 vite