I akuzuar për korrupsion të funksionarëve të drejtësisë, GJKKO cakton 2 vite shërbim prove për Avni Bashkuajn

Gjykata e Posaçme ka shpallur fajtor Avni Bashukajn, i cili akuzohet për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”.

gjkko-spak

GJKKO ka urdhëruar pezullimin e ekzekutimit të dënimit me një vit burg dhe e ka zëvendësuar atë me 2 vite shërbim prove, me kusht që i pandehuri të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës që mbulon vendbanimin e tij.

Njoftimi i GJKKO:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 13.09.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Miratimin e marrëveshjes së fajësisë me të pandehurin Avni Bashukaj, datë 10.09.2024”, i cili akuzohet për kryerjen e veprës penale “Korrupsion aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë” parashikuar nga neni 319 i K.Penal.

  1. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Rudina Palloj, Irena Gjoka dhe Elsa Ulliri, me vendimin nr. 55, datë 08.10.2024 vendosi:
  2. Miratimin e marrëveshjes “Mbi kushtet e pranimit të fajësisë dhe caktimin e dënimit”, mbi procedimin penal nr. 46, të vitit 2024 të Prokurorisë së Posaçme, me datë 10.09.2024, nënshkruar nga prokurori i çështjes, i pandehuri Avni Bashukaj dhe mbrojtësi i tij av. Pranvera Doçi.
  3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Avni Syl Bashukaj, për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, parashikuar nga neni 319 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 1 (një) vit burgim (sipas marrëveshjes me datë 10.09.2024).
  4. Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim dhe vënia në provë e të pandehurit Avni Syl Bashukaj, për një periudhë kohe prej 2 (dy) vitesh, me kusht që i pandehuri të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës që mbulon vendbanimin e tij (sipas marrëveshjes me datë 10.09.2024).
  5. Shpenzimet procedurale në fazën e hetimit paraprak në masën 10.616 (dhjetë mijë e gjashtëqind e gjashtëmbëdhjetë) lekë dhe ato të gjykimit, i ngarkohen të pandehurit.
  6. Në referim të nenit 406/f, pika 1, të KPr.Penale, kundër vendimit nuk lejohet ankim.
Artikulli paraprakDyshohet se janë helmuar nga uji i pijshëm, dhjetëra banorë në Dibër përfundojnë në spital
Artikulli tjetërI shkaktoi 1.2 milion euro dëm shtetit, ja sa vite burg kërkon Prokuroria për Arlind Gjokutajn