I akuzuar për vrasjen e Fatbardh Licit në 2018, zbardhet dëshmia e Safet Bajrit: Atë ditë isha në diskotekë dhe restorant peshku! Provat e SPAK që e implikuan në krim së bashku me ish-Missin

Apeli i GJKKO ka lënë në burg Safet Bajrin, të fortin e Shkodrës, që u arrestua më 21 shkurt për vrasjen e Fatbardh Licit në vitin 2018. Ai akuzohet se së bashku me Asmer Bilalin dhe kushëririn e tij Behar Bajri, kanë organizuar dhe kanë kryer vrasjen me paramendim në formën e grupit të strukturuar kriminal.

 

Burime bëjnë me dije se Bajri ka mohuar në seancë akuzat që janë ngritur ndaj tij, duke thënë se s’ka asnjë lidhje me vrasjen. Sa i takon bisedave që SPAK ka në duar, Bajri thotë se nuk janë të vërteta, pasi sipas tij atë ditë ka qenë në diskotekë dhe në një restorant peshku.

“S’e kuptoj se si mund të quhen prova këto përgjime pa lidhje. Unë në diskotekë dhe restorant peshku kam qenë atë ditë. Me ikur në shtëpi, nga ajo rrugë do të kaloj, ku kam kaluar gjithmonë”, ka thënë ai.

Sipas dosjes së SPAK, Bajri me të dashurën e tij Eria Ago, vetëm një ditë para ngjarjes, më 19 gusht, mendohet të ketë qenë duke festuar me Safet Bajrin në tallava në Tiranë.

SPAK, thonë burimet, ka në dorë disa biseda të Bajrit me të dashurën e tij Eria Ago dhe ditën e vrasjes, pas festës herët në mëngjes, kanë udhëtuar nga Tirana në Shkodër.

Një prej mjeteve e drejtonte Ago, ndërsa në makinë kishte edhe Astmer Bilalin, i cili dyshohet si qitësi. Pasi kanë mbërritur në Shkodër, Safet Bajri dhe Astmer Bilali, dyshohet se kanë zbritur nga makinat e tyre dhe kanë përdorur një automjet të vjedhur me të cilin janë afruar tek një lokal në lagjen Kiras kur në të njëjtën orë shkonte dhe pinte kafen Fatbardh Lici, xhaxhai i rivalit të tyre Ibrahim Lici.

Afruan makinën dhe e qëlluan 53-vjecari teksa ndodhej i ulur jashtë lokalit. Pas krimit, dogjën makinën në Dobraç.

Artikulli paraprakA e blen paraja lumturinë? Pse shqiptarët janë më të palumturit në rajon dhe Kosova më e lumtura
Artikulli tjetërStrategjia e re e BE-së për mbrojtjen, çfarë parashikohet? Analiza e DW: Aftësitë ushtarake dhe financimi nëpërmjet borxhit të ri