“I ati e braktisi, na ushqente të gjithëve”/ 24-vjeçari humbi jetën në gurore, flet e ëma: E nisa për punë, por s’u kthye më gjallë! Të zbardhet e vërteta

Familja e Jurgen Veshit, 24-vjeçarit që humbi jetën duke punuar në guroren në Vlorë, kanë kërkuar drejtësi për vdekjen e tij.

 

Në një intervistë me emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti, nëna e Jurgenit u shpreh se i biri është rritur jetim, pasi i ati e kishte braktisur.

Ajo ka rrëfyer se i biri punonte 7 ditë të javës dhe ushqente të gjithë familje. Por theksoi se ditën e ngjarjes së rëndë, 21 Maj, e nisi të birin për punë, por Jurgeni nuk u kthye nv i gjallë.

Nëna e Jurgenit: Djali punonte 7 ditë të javës. Babai e ka braktisur Jurgenin. Te njerëzit e mi janë rritur. Derisa erdha në fshatin Brataj kur jam martuar për herë të dytë këtu në fshatin Brataj. Jetojmë në ambientet e një spitali në kushte tepër të vështira ekonomike dhe dilte në punë që të na ushqente. Jurgeni punonte vetëm dhe na ushqente të gjithëve.

E nisa atë ditë si zakonisht në punë djalin. Atë ditë e pashë që u vonua djali. U bëmë merak. Nisej në 6:30 dhe kthehej në 15:30 minuta. Atë ditë mora lajmin se djali nuk u kthye gjallë. Vdiq në gurore në mal. Gjatë ditës nuk flisnim me djalin, sepse ishte në punë dhe nuk donim ta bezdisnim. Ne duam të dimë të vërtetën për vdekjen e djalit tim.

 

Ndërsa gjyshja e Jurgenit u shpreh se 24-vjeçari ishte i vetmi që punonte në familje dhe se kanë dyshime tek personat që kanë dhënë dëshminë për çastet e fundit të jetës të nipit të saj.

Gjyshja e Jurgenit: Familja jetonte në Stavër të Lushnjës. Pas 12 vitesh që jetuan atje, vajza ime ka shkuar te jetojë në Brataj të Vlorës. Edhe ne na kishte afër. U rrit djali. Kur djali u bë burrë, ndodhi kjo ngjarje e kobshme.

Djali ishte duke punuar në dy vende, që të rregullojë jetën, të mbajë pleqtë, mamin e ka bërë dy herë operim. Ishte i vetmi që punonte në familje. Edhe njerku në gjendje jo të mirë.

Unë si gjyshe kërkoj të zbardhet çështja e Jurgen Veshit, se i kemi sytë me gjak. Djali i madh ka qenë te puna dhe ka bërë fotografi, se këta çfarë thonë në mëngjes nuk thonë në darkë. Ne dyshojmë tek ata që na kanë thënë se si ka ndodhur vdekja. Po na luajnë mendtë e kokës dhe po tallen me ne. Dyshojmë për dëshminë që na është dhënë.

Artikulli paraprakAnaliza e Redi Jupit: Lista pa kritere, Silvinjo duhet të përballej me turivarurit! Teknikisht kishte vend për…
Artikulli tjetërSky News: Stërvitja më e madhe e NATO-s që nga Lufta e Ftohtë, mesazh paralajmërimi për Vladimir Putinin