I ati humbi jetën në azil nga pakujdesia e stafit, Muderizi: Kërkova shpjegim, më kërcënuan”

Sipas qytetarit, i moshuari u aksidentua në ambientet e azilit në orët e para të mëngjesit të 15 shkurtit 2022 dhe pas disa javësh në gjendje të rënduar, ndërroi jetë më 20 mars 2022. Artani pretendon se infrastruktura e azilit nuk ishte e përshtatshme për të moshuarit, duke vështirësuar lëvizjen e tyre nga dhomat në tualet.

Pavarësisht kërkesave të tij të vazhdueshme për një shpjegim, ai nuk ka marrë asnjë përgjigje nga administrata e azilit.

Kur ai u paraqit vetë për të kërkuar informacion, një punonjës e kërcënoi duke i thënë: “Mos e kruaj me azilin!”.

Gjithashtu ai i thotë se duhet të largohet, sepse ata që e kanë biznesin janë njerëz të fuqishëm me krahë të ngrohta.

“Kush e rruan k… për historitë që ke marr vesh ti. Ik mos u kruaj o budalla, se do e hash keq” i thotë punonjësi qytetarit.

Gazetarët e Fiks Fare udhëtuan drejt azilit “Ruaje moshën” në rrugën “Ali Visha”, në lagjen “Ali Demi”, për të marrë një informacion lidhur me rastin. Një nga punonjëset e azilit thotë se pronari nuk ndodhej aty dhe se nuk dispononte kontaktet e administratorëve. Edhe pas pritjes së gazetarëve të Fiks Fare për një përgjigje, askush nuk reagoi.

Vjet në gusht azili privat “Ruaje Moshën” ishte sërish në sytë e medias për një vrasje që ndodhi në ambinetet  e tij. Një 78-vjeçar ka goditur disa herë me bastun shokun e dhomës duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Policia ka sqaruar se krimi është kryer për motive banale. Ndërkohë që ky institucion ka ambient të survejuar me kamera. Asokohe u arrestuan edhe dy infermierë të azilit, që sipas policisë nuk kanë kallëzuar ngjarjen./TCH

Artikulli paraprakDOKUMENTI/ Erion Veliaj, edhe shkelës rrugor, makina e tij me 4 gjoba në sistem, dy i mori një ditë pas arrestit
Artikulli tjetër“Na kanë nxjerrë jashtë”, terrori në Medvegjë ndaj shqiptarëve, e moshuara: 3 herë erdhi policia natën e Bajramit…