“I bënë gjilpëra dhe e ulën tek stolat”/ Vdekja e 61-vjeçares, flet i biri: Mjekët e përcollën në shtëpi! Do t’i prisnin tortën e ditëlindjes mbesat, por sa hyri brenda në banesë u këput dhe…

Djali i 61-vjeçares, Tatjana Dajko, e cila humbi jetën tre ditë më parë, ka akuzuar mjekët e spitalit rajonal të Fierit për neglizhencë.

 

Anil Dajko u shpreh se pasi kishte shfaqur shqetësime e dërgoi nënën e tij në spital, ku sipas tij, “i bënë gjilpëa dhe e ulën tek stolat”. Ai u shpreh se bluzat e bardha e dërguan në shtëpi duke i thënë që “ske gjë, vetëm gjendje ankthi”.

Djali i 61-vjeçares u shpreh se “mbesat do t’i prisnin tortën e ditëlindjes mbesat, por sa hyri brenda në banesë u këput”. Ai e dërgoi sërish të ëmën në spital, por ajo ndërroi jetë tek dera e spitalit.

“Nëna rrinte me mua. E mora në 10 këtu dhe e çova në spital. E pyeti doktoresha çfarë ke? I tha mamaja më dhemb gjoksi dhe kurrizi. I matën tensionin dhe oksigjenin.

I bënë gjilpëra e ngritën u ul te stolat mamaja pas meje, u ngritëm prap i tha mamaja do më masni tensionin prap? Ik Ik i thanë nuk ke gjë një gjendje ankthi ke.

Duke ardhur rrugës për në shtëpi më tha mua, po më zë më shumë tani, por do më kalojë. Erdhëm në shtëpi jo më tha po më zë më shumë. Erdhëm në shtëpi do prisnin tortën e ditëlindjes mbesat, ajo sa hyri brenda u këput.

Morëm ambulancën, prit të vinte, pas 12 min na tha jemi në Bulgarec, megjithatë mora makinën time, me sakrificë, e çova në spital, te dera e spitalit atëherë morën mjetet për mamanë time. Jo nuk bëhet ajo gjë, t’ia bënin shërbimet si vdiq. Përse e mbajtën në morg kur i kanë vënë ato diagnoza? Vdekje e menjëhershme???

Çfarë janë këto që shkruajnë, për të mbuluar plehrat? Unë çuditem, më copëtuan. Çfarë ka nxjerrë ekspertiza? Dua të drejtën e mamasë time, asnjë mos e ketë këtë fat të mamasë sime”, tha ai.

Ndërkohë nipi i viktimës u shpreh se klasifikimi i vdekjes si natyrale është “turp”, duke shtuar se mjekët janë tallur me ta.

“Turp, turp për këta doktora që kemi dhe për këtë shtet që krmi. Erdhi mjekoligjori aty dhe shikoni çfarë ka shkrujtur, është tallur me ne. Na i kanë dhënë ditën e dytë në 3 pasdite, cop cop personin. Borxh do merrnim se vetëm lek kërkojnë plehrat. Turp i Zotit, turp mos e dinë se do shpëtojnë.Të vihet drejtësia në vend në mos ka edhe mënyra të tjera. Do luajmë gurin e fundit jetën e xhaxhovicës time nuk e mori Zoti e mori robi”, tha nipi i saj.

“E kishin çarë në kokë e kishin çarë kudo”, shprehet e bija, duke shtuar “thonë vdekje e menjëhershme sepse nuk i dhanë shërbimin.”

Exit mobile version