Gjatë përballjes ditën e sotme mes policisë dhe banorëve të Bregut të Lumit, një nga banoret që protestonte në mbrojtje të banesave të tyre, ka pësuar gjendje të fikëti.
Si pasojë ajo ka humbur ndjenjat ndërkohë që gjendja e saj është përkeqësuar.
Në pritje të mbërritjes së ambulancës banorët i kanë dhënë ndihmën e parë por zonja vazhdon të ketë shenja jo të mira për shëndetin.
Dhjetra familje tek Bregu i Lumit kanë dalë sot në mes të shiut për të mbrojtur shtëpitë e tyre nga fadromat që u ka dërguar në derë bashkia e Tiranës. Shtëpitë do të prishen për të vijuar projektin e bulevardit të ri, por banorët nuk janë dëmshpërblyer edhe pse bashkia ka bërë vlerësimin teknik dhe ua njeh dëmshpërblimin.
Policia dhe IKMT kanë shkuar për të shembur shtëpinë, por banorët që ende nuk kanë marrë asnjë lek për t’u strehuar, kërkojnë që më parë të zbatohet VKM-ja që shteti ka miratuar vetë.
204 shtëpi janë legalizuar, kurse 38, vetëm 38 nuk janë legalizuar! Këta të fundit janë deklaruar me forcë se do të vdesin dhe shtëpitë nuk i lëshojnë.