I braktisur dhe i diskriminuar: Nuk ka ndihmë për mua, arsyeja është ngjyra e lëkurës, Këlliçi në banesën e një qytetari në Kombinat

Belind Këlliçi vizitoi banesën e një qytetari në zonën e Kombinatit. I papunë dhe në kushtet e mbijetesës ekstreme, qytetari tregoi brendinë e varfër të banesës që ndan me të bijën.

“Nuk ka ndihmë për mua”, shprehet i pashpresë qytetari, duke treguar portofolin e tij të boshatisur. Sipas tij arsyeja është ngjyra e tij e lëkurës. Kjo e bën edhe më të rëndë qasjen e insitucioneve përgjegjëse ndaj shtresave në nevojë dhe veçanërisht ndaj pakicave etnike.

“A ke më shpresë tek Edi Rama”, ishte pyetja e Këlliçit që i la hapësirë qytetarit të shprehte gjithë revoltën e tij ndaj qeverisë Rama dhe kryebashkiakut Veliaj.

“Kjo nuk është Shqipëria që na tregojnë në televizor”, shtoi Këlliçi. “Janë mësuar të vjedhin”, konkludoi qytetari bisedën.

Kombinati njihet si një ndër lagjet më të pazhvilluara të kryeqytetit, me tregues të lartë të papunësisë dhe varfërisë. Pavarësisht treguesve, Kombinati është parë gjithnjë si bastion i socialistëve. 25 prilli është dita kur qytetarët e kësaj zone do të zgjedhin mes dy alternativave. Ndryshim apo vazhdimësi, kjo ngelet për t’u parë.

Exit mobile version